Merkel-Macron: Në qershor, vizioni ynë për BE-në

“Deri në qershor do të prezantojmë një vizion të përbashkët për Europën”. Kështu u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Berlini, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Angela Merkel.

Macron ka përmendur rrezikun që vjen nga nacionalizmi i fortë dhe ka nënvizuar se tashmë është vendimtare puna për të ardhmen e Europës, pasi sovraniteti i përbashkët është vënë në provë.

“Nevojitet solidaritet në Eurozonë. Asnjë union monetar nuk mund të mbijetojë pa elementë konvergjence. E kjo konvergjencë ende mungon”, tha Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo për të cilën ne kemi nevojë është një sovranitet financiar dhe ekonomik”, ka shtuar më tej ai. “Kemi nevojë për debat të hapur dhe disponibilitet për kompromis për reformat europiane. Do të trajtojmë tema qendrore dhe të garantojmë ringritjen e Europës”, tha Merkel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?