Merkel; Merr fund karriera si Kancelare?
Vala e fundit e sulmeve terroriste që goditën Gjermaninë ka shkaktuar një rënie të vlerësimit ndaj kancelares Angela Merkel. Duket se një numër në rritje i gjermanëve janë të pakënaqur për shkak të politikave të kancelarit të tyre.
Sipas Focus, kjo rënie e shpejtë e popullaritetit të kancelares është shkaktuar nga një varg i fundit të sulmeve terroriste që tronditën Gjermaninë muajin e kaluar.
Më 18 korrik një refugjat adoleshent sulmoi dhe plagosi rëndë disa persona në një tren pranë qytetit të Würzburg.
Disa ditë më vonë, më 22 korrik, një qytetar gjerman me origjinë iraniane në një qendër tregtare në Mynih i mori jetën nëntë njerëzve. Më pas, më 24 korrik një refugjat sirian i armatosur, me hanxhar theri një grua shtatzënë në mes të ditës në rrugët e Reutlingen, dhe disa orë më vonë, një sulmues vetëvrasës sirian hodhi veten në erë në Ansbach.
Lideri i Unionit Kristian Social dhe Presidenti i Bavarisë, Horst Seehofer, kanë fituar edhe më shumë mbështetje popullore.
Ajo që duhet të theksohet është se Seehofer është një kundërshtar i politikës së migrimit të Merkelit, e cila është bërë gradualisht më pak e popullarizuar në mesin e gjermanëve të zakonshëm, sipas një sondazhi të DeutschlandTrend, i cili zbuloi se vetëm një e treta e të anketuarve ishte të kënaqur me mënyrën se si kancelarja po e trajton këtë çështje, thekson Focus.
A do të jetë Merkel në gjendje për të kthyer këtë tendencë negative apo përfundimisht do ti jap fund karrierës së saj?
Burimi: Focus.de/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

