FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel merr vendimin, një lajm i keq për azilkërkuesit

Kancelari i ri austriak, Sebastian Kurz, 31-vjeç, zhvilloi sot një takim me homologen e tij gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për çështjen e azilkërkuesve.

Ndërkohë që Kurz ka patur mosmarrëveshje me Merkelin lidhur me politikën e saj të mëparshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve, liderja gjermane ra dakord javën e kaluar për vendosjen e një kufizimi vjetor të numrit të refugjatëve.

Diskutimet mbi ligjshmërinë e vendosjes së një kufiri më të lartë për azilkërkuesit sipas ligjit ndërkombëtar dhe kushtetutës gjermane, i bën jehonë debatit të qeverisë së mëparshme të koalicionit austriak, në janar 2016 kur ata vendosën një kufi të numrit të aplikimeve të reja për azil deri në 37,500.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa të dhëna të fundit zyrtare, treguan se në Gjermani kishte patur rreth 186,000 kërkesa për azili në 2017, nga 280,000 që ishin në 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?