Merkel para Davutoglusë: Islami, pjesë e jetës gjermane

Islami është pjesë e jetës gjermane, deklaroi të hënën Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe pse një grup i konsiderueshëm kundër Islamit dhe refugjatëve manifeston çdo javë në qytetin lindor të Dresdenit.

Organizatorët e PEGIDA-s kanë shfrytëzuar rastin e sulmeve terroriste në Paris në një përpjekje për të rritur numrin e pjesëmarrësve në manifestimet e tyre.

E vërteta është se numri i tyre është rritur që nga fillimi i kësaj lëvizjeje tetorin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 18.000 njerëz manifestuan në Dresden të Gjermanisë një javë më parë, ndërkohë që policia është angazhuar për një pjesëmarrje më të madhe sot, duke parë valën e irritimit dhe frikës nga vdekja e 17 personave në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, duke qëndruar pranë Kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, në një konferencë shtypi në Berlin, Merkel tha se ajo beson se islami është pjesë e Gjermanisë.

"Mund të them se ish-presidenti ynë federal, Christian Wulff, ka thënë se islami është pjesë e Gjermanisë. Kjo është ajo që edhe unë mendoj", deklaroi Merkel, pjesëmarrëse gjithashtu në një manifestim për tolerancën organizuar nga grupimet e komuniteteve myslimane dhe turke në vend.

"Unë jam kancelarja e të gjithë gjermanëve. Kjo përfshin të gjithë ata, që jetojnë këtu, pavarësisht se nga vijnë", theksoi Angela Merkel.

PEGIDA parashikon për sot edhe manifestime në Hanover, Berlin dhe Kasel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?