Merkel: Sanksionet kundër Rusisë janë të pashmangshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, insistoi sot mbi faktin se objektivi i Evropës është një Ukrainë sovrane dhe se sanksionet kundër Rusisë ishin të pashmangshme deri sa të arrihej ky qëllim. Kryetarja konservatore foli para deputetëve të Bundestagut disa orë para se të fillonte një mbledhje evropiane në Bruksel që i kushtohet të ardhmes së marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë, të angazhuar në konfliktin në Ukrainë dhe që ndodhet në një krizë financiare të paprecedentë. “Objektivi i veprimeve tona është dhe qëndron në një Ukrainë sovrane dhe te bashkuar në aspektin e territoreve”, theksoi Merkel duke theksuar se kjo ka nevojë për durim dhe këmbëngulje. Angela Merkel, bashkëbiseduesja kryesore evropiane me presidentin rus Vladimir Putin, insistoi gjithashtu mbi faktin se Evropa kërkon gjithnjë dialogun me Moskën dhe se objektivi është bashkëpunimi evropian në çështjet e sigurisë me Rusinë, jo kundër Rusisë. Ajo theksoi serish se nuk ka një zgjidhje ushtarake për konfliktin ukrainas, dhe nxiti për një mbështetje politike dhe ekonomike për Ukrainën që duhet nga ana e saj të modernizojë ekonominë, përforcojë shtetin e së drejtës dhe të luftojë korrupsionin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?