FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel-Schulz, akord për koalicion

Angela Merkel dhe Martin Schulz, duket se kanë gjetur akordin për të nisur negociatat qeveri-krijuese në Gjermani. Lajmi raportohet nga e përditshmja gjermane Bild, që shkruan se palët kanë rënë dakord për rikthimin e një koalicioni të madh qeverisës, në vend të zgjedhjeve të reja apo krijimit të një qeverie pakice.

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe Social-Demokratët kanë rënë dakord për nisjen e negociatave qeveri-formuese.

E përditshmja gjermane Bild raporton se akordi është arritur nga takimi i një dite më parë të zhvilluar mes palëve në prezencën e presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Bild, pjesëmarrësit në këtë takim, Merkel, aleati i saj bavarez Horst Seehofer dhe lideri i Social-Demokratëve Martin Schulz, diskutuan një sërë opsionesh për krijimin e një qeverie, duke filluar nga një koalicion i madh e duke vijuar deri tek një qeveri pakice të udhëhequr nga Merkel apo mundësia e zgjedhjeve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në fund, duket se palët kanë rënë dakord për një rikthim të “koalicionit të madh” konservator.

Merkel është vënë në kërkim të një aleati për të krijuar qeverinë e re gjermane, pas një rezultati zhgënjyes nga zgjedhjet federale.

Fillimisht, kancelarja kërkoi të krijonte një koalicion trepalësh me Demokratët e Lirë pro-biznesit dhe të Gjelbrit, por negociatat mes tyre dështuan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?