Merkel: Të krijohet “Ushtria e Europës”

Raportohet se Kancelarja gjermane Angela Merkel e shikon si hap pozitiv krijimin e "Ushtrisë së Europës".

Zëvendës-zëdhënësja e  Qeverisë Gjermane Christiane Wirtz, në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë federale të shtypit tha se Kancelarja Gjermane është e hapur për krijimin e ushtrisë Europiane dhe se e shikon pozitive për të pasur një bashkëpunim më të fuqishëm ushtarak në Evropë.

Wirtz, e cila thekson se megjithatë, ky është një zhvillim afatgjatë dhe mund të jetë si "projekti i të ardhmes" ajo shpreh më tej se prandaj kjo çështje nuk mund të lidhet me një kalendar. Ajo deklaroi se çështja mund të vijë në rendin e ditës në Këshillin Europian.

Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Ingo Gerhartz tha se Ushtria europaine duhet të shihet si një qëllim afatgjatë. Gerhartz, i cili thekson se krijimi i ushtrisë së Europës nuk është një mendim i ri ai ka theksuar se në mesin e vendeve evropiane në fusha të ndryshme ka një bashkëpunim ushtarak, ku në kuadër të NATO-s ka edhe një përgjegjësi me vendet evropiane.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker,  për të zgjidhur krizën në Europë në një mënyrë më efektive kishte dhënë mendimin për "Ushtrinë Europiane". Ku Juncker kishte mbrojtur idenë se Europa me ushtrinë e saj do të reagonte në një mënyrë më të sigurtë kundër kërcënimeve ndaj BE-së dhe anëtarëve ose vendeve fqinje.

SHKARKO APP