Merkel thirrje kompanive: Punësoni sa më shumë refugjatë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ftuar shefat ekzekutivë të disa nga kompanive më të mëdha gjermane që të marrin pjesë në samitin e muajit të ardhshëm, ku ajo do t’u bëjë thirrje që të punësojnë më shumë refugjatë, shkruan gazeta Bild.

Më shumë se një milion emigrantë vërshuan në Gjermani vitin e kaluar dhe qeveria dëshiron që t’i fusë sa më shumë që është e mundur në tregun e punës, gjë që do ta zvogëlonte varësinë e tyre nga shteti dhe do të kompensonte mungesat për punëtorë. Merkel do t’iu bëjë presion kompanive ngurruese gjermane që të ofrojnë trajnime dhe vende pune për refugjatët, sipas Bild.

Kompanitë e mëdha janë kritikuar se kanë bërë pak për t’i integruar refugjatët në tregun e punës. Por, kompanitë thonë se shumicës së refugjatëve të rinj u mungojnë aftësitë gjuhësore dhe edukimi i kërkuar për punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?