Merkel u lutet turqve: Mos ikni nga Gjermania

Njerëzit me origjinë turke të cilët jetojnë në Gjermani duhet të jenë besnik ndaj vendit të tyre të banimit, tha sot  kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë.

“Ne presim që njerëzit me origjinë turke, të cilët jetojnë në Gjermani për një periudhë të gjatë,  të zhvillojnë  një nivel të lartë të besnikërisë ndaj vendit tonë”, tha Merkel  për gazetës ditore “Ruhr Nachrichten”.

Në këmbim të besnikërisë nga banorët gjermanë me origjinë turko-gjermane, Merkel tha se qeveria e saj do të  përpiqet  të dëgjojë nevojat e tyre dhe t’i  kuptojë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi tashmë në kontakt të ngushtë me organizatat e migrantëve për këtë qëllim”, shtoi kancelarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermania është shtëpia e rreth tre milionë njerëzve me origjinë  turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?