FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel uron Putinin për fitoren, i kërkon dialog

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përshëndeti sot presidentin rus, Vladimir Putin, për rizgjedhjen e tij, dhe i kërkoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dypalëshe dhe ndërkombëtare, bëri të ditur Kancelaria.
“Tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë dialogun dhe të inkurajojmë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi kancelarja në një komunikatë të publikuar nga shërbimet e saj.

“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, theksoi Merkel, përcjell Atsh.

“Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, shtoi ajo në adresë të presidentit rus, Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?