Merkelit po i bie përkrahja popullore

Përkrahja popullore për kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shënuar rënie në sondazhet e fundit pas një seri sulmesh që janë bërë në Gjermani.

Gati dy të tretat e gjermanëve janë të paknaqur sidomos me politikat e saj për refugjatët.

Sondazhi i televizionit publik, ARD tregon se përkrahja për Merkel ka rënë për 12 pikë, më sakt duke e pasur përkrahjen e vetëm 47 %. Kjo e shënon përkrahjen më të ulët për të prejse është zgjedhur në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prill të muajit të kaluar, para krizës me migrantë, ajo ka pasur përkrahjen e 75% të gjermanëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika e saj për hapjen e dyerve për refugjatët është kritikuar ashpër pas pesë sulmeve në Gjermani, që morën jetën e 15 personave dhe dhjetëra të lënduarve.

Dy prej sulmuesve kanë lidhje me militantët islamik, thonë zyrtarët.

Ndërsa përkrahja për kritikun më të ashpër të Merkelit, kryeministri i landit të Bavarisë, Horst Seehofer është rritur për 11 pikë duke arritur në 44 %.

Mbi 1 milion migrantë kanë hyrë në Gjermani gjatë vitit të kaluar, shumica duke ikur prej lfutrave në Afganistan, Siri dhe Irak.

Kancelarja gjermane është zotuar se vendi i saj do jetë në gjendje të integrojë migrantët dhe se ajo nuk do e ndryshojë politikën e saj për refugjatët.

Testi i radhës për Merkel do të jenë zgjedhjet në landin e Macklenburg-Vorpommern më 4 shtator kur Unioni i saj i Kristian Demokratëve përballen me partinë Alternativa për Gjermaninë çdo herë në rritje për shkak të premtimeve kundër pranimit të migrantëve.

Megjithatë, sondazhi i fundit tregon se gjermanët megjithatë nuk e fajësojnë qeverinë për sulmet e fundit në këtë shtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?