Merr 1.5mld dollarë hua nga Putin, ja komenti ”pikant” nga Lukashenko

Presidenti i trazuar i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko ishte duke mbajtur bisedime sot me homologun e tij rus Vladimir Putin, çka pritet të përcaktojë nëse do të mund t’i mbijetojë lëvizjes së protestave kundër tij.

Dyshja u takuan në rezidencën e Putin në Sochi. ”Një mik është në telashe”,- i tha Lukashenko-Putin në komentet televizive, teksa e falenderonte. Putin tha se Rusia do t’i oftojë Bjellorusisë një hua prej 1.5 miliardë dollarë me të cilat Lukashenko mund të evitojë krizën ekonomike afatshkurtër.

Analistët thonë se Putin nuk e preferon dhe as nuk ka besim te Lukashenko, por gjithashtu nuk preferon që pushteti zyrtar të sfidohet nga protesta rruge në një vend kaq pranë Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?