Mes Brukselit dhe Syrizas: Pikëpyetjet e Greqisë

Nga Cecile Ducourtieux

Shqetësimi u rrit në Bruksel ditën e hënë më 29 dhjetor, në vijim të njoftimit – mjaft i parashikueshëm – për dështimin e zgjedhjes së kandidatit konservator për president të Greqisë, ish komisioneri evropian Stavros Dimas, që Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian e kishte mbështetur me gjysëm zëri në fillim të dhjetorit.


Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 25 janar 2015 dhe sipas sondazheve, koalicioni i majtë radikal Syriza është në krye të sondazheve. Lideri i partisë, Alexis Tsipras, shumë herë ka apeluar për të rinegociuar kushtet e planit të ndihmës të Evropianëve dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Greqinë.
Komisioneri francez i ekonomisë  Pierre Moscovici, do të reagonte në emër të BE-së: “Me këtë proces demokratik [zgjedhjet e parakohshme legjislative ], populli grek përsëri do të vendosë për të ardhmen e tij. Një angazhim i fortë  për Evropën dhe një mbështetje për  udhëheqësit politik grek për reformat në favor të rritjes ekonomike që janë thelbësore për të bërë hapa përpara përsëri  në gjirin e zonës euro”, u shpreh ai në një komunikatë të shkurtër.
Dy muaj për të përfunduar negociatat
Evropianët janë dyshues se në rast fitorje, Syriza dëshiron të dalë përfundimisht nga “tutela” financiare e Brukselit, pa përfunduar planin e  dytë të ndihmës financiare prej 130 miliard euro nga e famshmja “troika” (FMN, BQE, Bashkimi Evropian). Ky vendim do t’i trondiste investitorët dhe do të shkaktonte një valë tronditëse mbi tregjet, sidomos për huatë e pavavrura evropiane.
Plani i parë i ndihmës, me një shumë totale prej 110 miliard euro, iu dha Greqisë në vitin 2010 dhe në vitin 2012. Për të dytin, në periudhën  2012-2014, shumat ishin derdhur në mënyrë progresive, në funksion të zbatimit të reformave strukturore të kërkuara nga kreditorët.
Transhi i fundit prej 1,8 miljard euro ka mbetur për t’u derdhur deri më  31 dhjetor. Por duke parë që partitë nuk arrinin të mirreshin vesh për projekt buxhetin e vitit 2015 të Greqisë, Brukseli e qorton Athinën për optimizmin e saj dhe kërkon shkurtime të tjera buxhetore. Në këtë kuadër evropianët i akorduan në fillim të muajit dhjetor edhe dy muaj shtesë.
Një kompromis duhet pra të gjindet deri në fund të muajit shkurt për të mbyllur zyrtarisht këtë plan të dytë ndihme, i cili do të lejojë të sigurojë përfundimisht financat e Greqisë me dhënien e një shume rreth 10 miljard euro, të marra nga një fond i rezervuar qysh në fillim bankave greke, fond i cili nuk është aktivizuar. Një lloj sigurie e cila do të përdorej veçse në rast të një goditje të fortë dhe e cila do siguronte përfundimisht tregjet financiare në aftësinë paguese të grekëve për vitet e ardhshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh ditën e hënë se diskutimet “do të rifillojnë menjëherë sa të zgjidhet qeveria e re”.
“Nuk dihet me të vërtetë se çfarë do Syriza”
Nga pikpamja  e evropianëve, rreziku është se në se Syriza vjen në pushtet dhe refuzon të konkludojë me to, madje të kërkojë rihapjen e dosjes të një rinegocimi të borxhit të madh grek, që përfaqëson 175,5 % të GDP së saj. Një temë për momentin tabu në Bruksel. Për momentin megjithatë evropianët janë larg së trondituri nga zhvillimet në Greqi. Së pari, disa prej tyre vazhdojnë të shpresojnë se konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare, ose të paktën që Syriza do të jetë e detyruar të bëjë aleanca. “Nuk e dimë me të vërtetë se çfarë do Syriza sot. Ata nuk po flasin më për një dalje nga euro”, thekson një burim evropian.
Javët e fundit, shumica e zyrtarëve evropianë jepnin argumenta se: “Situata e Greqisë nuk është ajo e dy viteve e gjysëm më parë, apo ajo e vitit 2010, kur vendi ishtë në prag të falimentimit dhe çështja e mbajtjes së saj në zonën euro shtrohej me të vërtetë. “Ky ishte dhe argumenti që ngriti përsëri presidenti francez Hollande gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian më 17 dhjetor.
Sakrificat e grekëve nisin të shpërblejnë
Ndërkohë që papunësia në Greqi është ende në nivelin mbi 26 % të popullsisë aktive, financat janë shëndoshur në mënyrë të konsiderueshme:
Defiçiti publik në vitin 2015 duhet të shpihet nën 3% të GDP-së.
Rritja ekonomike po rikthehet: parashikohet që në vitin 2015 të jetë  2,9 %.
Sigurisht Greqia nuk është në gjëndje gjithmonë të financohet vetë në tregjet financiare, por ajo nuk do të ketë një nevojë të konsiderueshme për para në vitin 2015 për të mbyllur buxhetin e saj.
Evropianët  shpresojnë  në opinionin publik grek duke shpresuar se grekët do të votojnë për stabilitetin politik ndërkohë që përpjekjet e mëdha të bëra nga grekët kanë filluar të japin efektin e tyre. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Moscovici, i ngarkuar për dosjen e ndihmës evropiane për grekët, në mes të dhjetorit vizitoi Athinën, për t’u thënë grekëve që sakrificat e tyre ishin në përfundim, me kusht që të bënin edhe një përpjekje të vogël të fundit. /Le Monde/
s.m./www.bota.al

SHKARKO APP