Meshë me foto për viktimat e Covid

Ne katedralen e Peruse eshte zhvilluar nje ceremoni e shenjte ne nder te viktimave te cilet humben betejen me virusin vdekjeprures. Mesha u mbajt nga kryepeshkopi i katedrales se shenjte ne nje forme te pazakonte ku ne vend te besimtareve ishin vendosur 6000 foto te viktimave.

Ne katedralen e Peruse eshte zhvilluar nje meshe e pazakonte per te nderuar personat qe humben betejen me pandemine Covid 19.

Kryepeshkopi Limu ka hapur dyert e kishes se shenjte duke ecur ne altarin drejt tryezes per te zhvilluar meshen e shenjte por ndryshe nga heret e tjera ne stolat e besimtareve ishin vendosur foto te viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne ambientet e kishes kishte rreth 6000 fotografi ku disa prej tyre ishin edhe besimtarë te rregullt e pjesmarres te katedrales nga ku tashme per ta mbahet lutja e amshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryepeshkopi u shpreh i trishtuar për numrin e larte të viktimave, ndersa lutet per jeten e tyre te pasosur dhe per te gjithe njerezimin qe jane prekur nga pandemia dhe jane ne veshtiresi ekonomike.

“Do të ishte e tmerrshme nëse në muajt e ardhshëm do të kemi sërish mijëra foto të tilla, por të vdekur nga uria. Kjo meshe i kushtohet atyre qe kane humbur jeten nga kjo situate e tmerrshme. Pushofshin ne paqe”.

Deri me tani ne Peru jane konfirmuar mbi 230 mije raste nga Covid 19 ndersa kane humbur jeten rreth 6800 te tjere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?