Meshkujt e infektuar me koronavirus, dyfish më të rrezikuar nga vdekja sesa femrat

Meshkujt që infektohen nga koronavirus janë dyfish më të rrezikuar për të humbur jetën sesa gratë.

Ky është përfundimi i një studimi të ri, i cili sugjeron se virusi godet më shumë meshkujt pasi ata vuajnë më rëndë.

Studiuesit nga Kina zbuluan se rreziku i vdekjeve të meshkujve nga koronavirusi në raport me femrat është 2.5 herë më i lartë.

Raporti i tyre sugjeron që virusi jo vetëm që ‘diskrimonon’ sipas moshës dhe kushteve shëndetësore, por edhe sipas seksit.

Jin-Kui Yang dhe kolegët e tij në Spitalin e Pekinit vunë re këtë ‘trend’ tek pacientët që vdiqën nga Covid-19.

Ai tha: Në fillim të janarit kemi konstatur se numri i burrave që vdesin nga Covid-19 ishte më i lartë se numri i grave. Kjo shtroi një pyetje: A janë burrat më të rrezikuar ndaj infektimit ose vdekjes nga Covid-19? Ne zbuluan se askush nuk kishte matur dallimet gjinore te pacientët e infektuar dhe kështu nisëm hulumtimet.

Ekipi i studiuesve analizoi disa të dhëna të pacientëve për të përcaktuar nëse kishte dallime në mënyrën se si burrat dhe gratë reagojnë ndaj virusit.

Studimi përfshin të dhëna për 43 pacientë që mjekët i kishin trajtuar personalisht, si dhe të dhëna për 1056 pacientë të tjerë të infektuar me Covid-19.

Mjekët gjithashtu analizuan të dhëna nga 524 pacientë të infektuar nga SARS në vitin 2003, pasi viruset SARS dhe Covid-19 janë të ngjashme.

Ato bashkohen me të njëjtën proteinë, të quajtur ACE2m, në qelizat që sulmojnë.

Ekipi konfirmoi që të moshuarit dhe pacientët me sëmundje shoqëruese ishin më të prirur të vdisnin nga koronavirusi. Burrat dhe gratë kishin gjasa të barabarta për t’u infektuar nga koronavirusi, por burrat kishin më shumë gjasa të vuanin rëndë, pavarësisht nga mosha e tyre.

Për më tepër, në databazën më të madhe të Covid-1, më shumë se 70% e pacientëve që vdiqën ishin burra.

Analizat treguan gjithashtu një prirje të të ngjashme edhe për pacientët me SARS në vitin 2003, me një shkallë më të lartë të vdekjes tek burrat.

Kjo ndodh pasi proteina ACE2 ka tendencë të jetë e pranishme në nivele më të larta tek pacientët meshkuj.

Rreziku i vdekjes nga koronavirusi bëhet akoma më i lartë te pacientët me sëmundje të zemrës apo diabeti.

Zbulimi i studiuesve kinezë është në përputhje me shifrat e fundit në Mbretërinë e Bashkuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare, e cila sugjeron se burrat goditen më keq se gratë.

Po ashtu, në Itali është raportuar se rreth dy të tretat e vdekjeve janë meshkuj.

Megjithatë, autorët e studimit kanë kërkuar që të nisin hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar saktësisht pse burrat e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të vdesin sesa gratë.

Përfundimet e plota të studimit u botuan në revistën Frontiers in Public Health./joq

SHKARKO APP