META ndalon mediat shtetërore ruse: Taktika mashtruese në aplikacionet tona!

Gjiganti amerikan Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, njoftoi se po i ndalon RT, Rossiya Segodnya dhe mediave të tjera shtetërorë qasjen në platformat e tij në mbarë botën, me pretendimin se ato përdorin taktika mashtruese.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendosëm t`i zgjerojmë masat tona kundër entiteteve në fjalë dhe subjekteve të tjera janë tashmë të bllokuara nga platformat tona në mbarë botën për shkak të aktivitetit të tyre të ndërhyrjes nga jashtë”, thuhet në deklaratë.

Kjo lëvizje e META-s vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi dy punonjës të RT për injektimin e afro 10 milionë dollarëve në një kompani amerikane të identifikuar si ‘Tenet Media’, e cila sipas CNN, është kthyer në një ‘degë’ të shërbimeve të inteligjencës ruse, raporton CNN.

Ndalimi hyn në fuqi në ditët në vijim. Ai përbën një përshkallëzim të mprehtë të veprimeve që kompania më e madhe e rrjeteve sociale në botë ka ndërmarrë kundër mediave shtetërore ruse, pasi për vite më radhë, ka hedhur vetëm hapa të kufizuar në bllokimin e tyre sic ishte ndalimi i shfaqjes së reklamave apo reduktimi i shtrirjes së postimeve të tyre.

Të premten, teksa njoftonte sanksione të reja kundër kompanisë ruse të mediave të mbështetur nga shteti, të njohur më parë si Russia Today, sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken deklaroi se Moska zyrtare kishte krijuar vitin e kaluar një njësi të re në RT me “aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”, qëllimi i së cilës është përhapja e ndikimit rus në vendet në mbarë botën përmes operacioneve të informacionit, influencës së fshehtë dhe prokurimit ushtarak. RT ka aktualisht 7.2 milion ndjekës në Facebook dhe 1 milion ndjekës në Instagram.

SHKARKO APP