Meta në krizë! Zuckerberg pushon nga puna më shumë se 11 mijë punonjës

Kompania Meta, që është në pronësi të Mark Zuckerberg po pushon nga puna 13% të stafit të saj ose më shumë se 11 mijë punonjës. Zuckerberg iu ka dërguar një letër punonjëve ditën e sotme ku bën të ditur vendimin.

Sot po ndaj disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës. Kam vendosur të zvogëloj ekipin tonë me rreth 13% dhe të lë të largohen më shumë se 11,000 nga punonjësit tanë të talentuar”, thuhet në letrën e Zuckerberg.

Pushimet nga puna vijnë në një kohë të vështirë për Metën, me aksionet e saj të cilat kanë rënë në 20%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta po investon shumë në metaverse, i cili i referohet një bote dixhitale ende të pazhvilluar. Ky bast i rëndë i ka kushtuar Metës rreth 9.4 miliardë dollarë deri më tani, dhe kompania parashikon që humbjet do të rriten ndjeshëm nga viti në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?