MH370: Avioni i zhdukur i “Malaysia Airlines” do të gjendet

Ministri malajzian i Transportit thotë se ai ka besim se avioni i Malaysia Airlines, fluturimi MH370, i cili u zhduk pothuajse një vit më parë, do të gjendet në jug të Oqeanit Indian. Ministri Liow Tiong Lai, tha për BBC se ekipet e kërkimit do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e avionit, i cili në momentin kur u zhduk kishte në bord 239 pasagjerë bashkë me ekuipazhin.

Hetuesit besohet se do të lëshojnë një raport lidhur me kërkimet e bëra këtë fundjavë. Australia është duke udhëhequr ekipin ndërkombëtar të kërkimeve në jug të Oqeanit Indian, rreth 1.600 km (1000 milje) larg brigjeve të saj perëndimore. Avioni malajzian po fluturonte nga Kuala Lumpur për në Pekin kur ai u zhduk pa asnjë gjurmë. Edhe pse janë hedhur mijëra hipoteza apo teori, deri tani askush nuk di të thotë se ku ndodhet avioni i zhdukur, MH370.

SHKARKO APP