Michael arrin kategorinë 4, autoritetet: S’ka më kohë për evakuim

Uragani Michael ka mbërritur në SHBA dhe autoritetet kanë urdhëruar banorët që tashmë udhëtimi për t’u larguar nga zonat e goditura ka mbaruar.

“Nëse jeni në një zonë bregdetare qëndroni në shtëpi, koha e evakuimit ka mbaruar”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga autoritetet.

Edhe guvernatori i Floridas, Rick Scott ka bërë një deklaratë duke sqaruar që stuhia tani është në një fazë të rrezikshme dhe evakuimi është i pamundur.
Uragani tani ka kaluar në kategorinë 4 (nga 5) dhe është në një shkallë të rrezikshme, teksa prek tokën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erërat kanë arritur shpejtësinë 160km/orë dhe më pas stuhia duhet të spostohet edhe në Georgia, Carolina e Veritu dhe e Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?