Mickoski paralajmëron Mitsotakis: Do i themi Maqedoni, doni apo s’doni. Ankohuni në Hagë po deshët
Pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për respektim të Marrëveshjes së Prespës dhe bllokim të integrimit europian, kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mitcovski i ka bërë të ditur homologut të tij grek që të mos përzihet në punët e brendshme të Shkupit. Sipas tij, është e drejta jonë themelore që të quajmë vendin Maqedoni.
“Ne presim të kemi marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera fqinjësore. Vlerësoj që VMRO-ja dhe qeveria greke e udhëhequr nga Demokracia e Re kanë qëndrimin e tyre për Marrëveshjen e Prespës. Askush prej nesh nuk e pëlqen këtë marrëveshje”, ka komentuar Mickoski, duke e quajtur “të drejtën e tij themelore” që ta quajë vendin e tij si të dojë në diskursin publik dhe në media.
Ai i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet kundër vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem, të shkojë në gjykatën e Hagës. Greqia ka ngritur alarmin se liderët e rinj të Maqedonisë së Veriut po shkelin marrëveshjen e Prespës duke mos përmendur emrin Maqedonia e Veriut por thjesht Maqedoni.