Microsoft: Defekti i CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje në botë

Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjutera në mbarë botën dolën jashtë funksioni nga ndërprerja globale e IT. Sipas BBC, kjo është hera e parë që jepet një shifër për incidentin, i cili vijon të shkaktojë probleme në mbarë botën. Defekti erdhi nga kompania e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike, e cila i dërgoi një përditësim të korruptuar të softuerit klientëve të saj të shumtë në numër.

Sipas kompanisë, ky numër është më pak se 1% e të gjitha pajisjeve Windows në mbarë botën, por “ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore tregojnë se CrowdStrike përdoret nga ndërmarrje që ofrojnë shumë shërbimet kritike”.

Gjigandi i teknologjisë, që dëshironte të tregonte se ky nuk ishte një problem me softuerin e tij, thotë se incidenti thekson se sa e rëndësishme është që kompanitë si CrowdStrike të bëjnë kontrolle rigoroze të përditësimeve përpara se t’i dërgojnë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?