Microsoft: Hakerët rusë po shënjestrojnë sërish zgjedhjet në SHBA
Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se hakerët e lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin janë duke tentuar të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Grupi rus, që ka kryer hakime të fushatës së demokratëve më 2016, është sërish i përfshirë në sulme kibernetike, thotë kompania amerikane.
Raporti tha se hakerat rusë kanë shënjestruar më shumë se 200 organizata, të lidhura drejtpërdrejt ose indirekt me zgjedhjet e ardhshme të SH.B.A, por synojnë edhe politikën në Evropë.
Hakerët kinezë kanë shënjestruar fushatën e presidentit aktual, Donald Trump, ashtu edhe atë të kandidatit demokrat për president, Joe Biden shkruan CNN.
Midis muajit maj dhe qershor të këtij viti, hakerat iranianë u përpoqën të hynin në llogaritë e zyrtarëve të administratës Trump dhe stafit të fushatës Trump.”
”Ajo që kemi parë është në përputhje me modelet e mëparshme të sulmit që jo vetëm që synojnë kandidatët dhe stafin e fushatës, por edhe ata që ata këshillohen për çështje kryesore”, tha Microsoft.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.