Mijëra protestues shtrihen në tokë me duar pas shpine, në të njëjtin pozicion ku Floyd u mbyt nga polici

Mijëra njerëz në të gjithë botën kanë dalë në protestë pas vdekjes së George Floyd, një njeri me ngjyrë i paarmatosur i cili vdiq në duart e policëve të Minneapolis.

Pas më shumë se një javë protestash, oficeri që mbyti me gjurin e tij në qafën Floyd, tani përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë. Tre oficerët e tjerë në vendngjarje fillimisht nuk u akuzuan, por tani akuzohen për ndihmë dhe forcim të vrasjes.

Gjatë protestave, disa demonstrues në Portland, Oregon në Urën e Burnside, janë shtrirë në tokë me duar pas shpine, në të njëjtin pozicion ku Floyd ndërroi jetë dhe qëndruan për rreth 8 minuta e 46 sekonda.

Pamjet e mëposhtme janë marrë me dron dhe tregojnë një pjesëmarrje shumë të madhe të protestuesëve.

Protesters lay across Portland's Burnside Bridge for nine minutes in memory of George Floyd

SHKARKO APP