Mijëra të vdekur në SHBA dhe Europë, ja situata në Kinë

Në një kohë që SHBA-ja ka numrin më të lartë të të prekurëve dhe të viktimave nga pandemia e Covid-19 dhe Europa është e copëtuar, vendi ku lindi virusi Covid-19, Kina e ka fituar betejën për frenimin e përhapjes së kësaj pandemie. Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar +46 të infektuar të rinj, ndryshe nga vendet e Europës dhe SHBA që po shënojnë me mijëra të prekur dhe viktima. Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë ka pasur +3 vdekje duke e çuar numrin total në 3,339 viktima. Në total në Kinë janë prekur 81,953 por 77,525 prej tyre jenë shëruar, duke e lënë numrin aktiv që janë të prekur aktualisht nga koronavirusi në 1,089.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?