
Mediet turke shkruajnë se mijëra xhihadistë nga Siria janë të gatshëm për të luftuar kundër Turqisë. “Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”,- thonë krerët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, e cila aktualisht është duke luftuar përballë ushtrisë së Presidentit Asad në veri të Sirisë. Një tjetër deklaratë e ngjashme sipas mediave turke vjen edhe nga një personazh i njohur në përplasjen civile në Siri, i cili njihet si “Abu TOW”, për shkak se është i specializuar në përdorimin e sistemeve raketore anti-tank.