Mik i Putinit, Lukashenko i kërkon Kievit të pranojë ofertën ruse: Bisedoni që vendi të mos humbasë shtetësinë
Edhe pse nuk po e ndalon sulmin me armë, Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko i cili është mik i presidentit rus, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë, në mënyrë që Ukraina të mos humbasë shtetësinë e saj.
Rusia thotë se delegacioni ishte gati të takohej me homologët ukrainas, por Kievi tha se Bjellorusia ishte bashkëpunëtore në pushtimin rus dhe nuk mund të konsiderohet si një ndërmjetës neutral.