Miliarderët nuk e thyejnë dot karantinën
Nuk ka dallim, të gjithë duhet që të jenë të izoluar dhe ti binden rregullave. Policia franceze nuk lejoi një grup miliardersh të uleshin me avionin e tyre privat në jug të Francës, të cilët kishin si qëllim të shkonin në një vilë luksoze për të kaluar disa ditë gjatë karantinës së vendosur për shkak të pandemisë së Covid-19.
Biznesmenët dhe 3 vajza të reja që i shoqëronin, pasi të uleshin në aeroport, kishin planifikuar të shkonin me helikopter në një vilë luksoze 70 milionë euroshe ku do të qëndronin gjatë karantinës. Policia nuk i lejoi ata të zbrisnin nga avionic dhe pas një qëndrimi 3 orësh në pistë, i detyroi të ktheheshin në Britaninë e Madhe.
Një nga personat që ndodheshin në avion tha për ”Mail Online”, se nuk kishin shkuar në Francë për pushime, por ishin thjesht 3 biznesmenë që po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje që do të krijonte 900 vende të reja pune. Ai shpjegon se personat e tjerë në avion ishin badigardë, sekretare dhe përkthyes.