Milioneri amerikan pranon tre vrasje në dokumentarin për jetën e tij

Robert Durst, pjestar i një prej familjeve më të pasura të Nju Jorkut, është arrestuar pasi dyshohet të ketë vrarë tre vetë, përfshi edhe gruan e tij të parë.
Urdhri i arrestit nga policia e Los Anxhelesit erdhi pas një videoregjistrimi në të cilit dukej se Durst pranonte tre vrasjet.
Video u shfaq në serinë e fundit të një dokumentari transmetuar të dielën nga rrjeti televiziv amerikan, “HBO”, titulluar “Tersi: Jeta dhe vdekjet e Robert Durst”.
Sipas autorëve të dokumentarit, Durst shkoi në tualet pas intervistës dhe ndërsa kishte ende mikrofonin ndezur pëshpëriti me vete: “Çfarë dreqin kam bërë?! Sigurisht që i kam vrarë të gjithë!”
Durst është akuzuar fillimisht për zhdukjen e bashkëshortes së tij të parë në vitin 1982, si dhe për vrasjen e një mikeshe në vitin 2000, por në të dy rastet ka arritur të mos dënohet.
Në vitin 2001, 71-vjeçari gjithashtu arriti të bindte një juri se ishte i pafajshëm, pasi akuzohej se kur jetonte në Teksas, i maskuar si një femër memece, kishte qëlluar për vdekje dhe copëtuar trupin e fiqnjit të tij të moshuar, Morris Bllek, por e kishte bërë këtë për vetëmbrojtje.
Familja e Durst, që besohet se ka një pasuri me vlerë 4 miliardë dollarë, përmes një deklarate falenderoi të gjithë ata që kishin marrë pjesë në arrestimin e tij.
“Shpresojmë që më në fund ai të japë llogari për gjithçka ka bërë”, tha vëllai i tij Daglas.
Nën administrimin e Perandorisë “Durst”, përveç 11 qiellgërvishtësve është edhe Qendra Tregtare Botërore 1, e ngritur në vendin ku ndodheshin kullat binjake para 11 shtatorit.
Në vitin 2006, Durst i kishte shkëputur të gjitha lidhjet me familjen, duke pranuar një kompensim prej 65 milionë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?