Militantët e Al-Qaedas vrasin pengun amerikan Luke Somers

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari amerikan i mbrojtjes, ende në detyrë, Çak Hegëll. Ndërkaq, një shef i Al-Kaedas, i akuzuar për planifikim të sulmeve me bombe nëpër trenat e Nju Jorkut dhe Londrës është vrarë në Pakistan, njofton ushtria e këtij vendi. Adnan el Shukrijumah u vra gjatë një sulmi në veri-perëndim të Pakistanit pranë kufirit me Afganistanin.

Ai u lind në Arabinë Saudite dhe jetoi për vite me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FBI-ja e ka përshkruar atë si shefin e operacioneve botërore të al-Kaedas, një post të cilin më parë e mbante organizatori i dyshuar i sulmit ndaj kullave binjake në Nju Jork, Khalid Sheikh Mohammed.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?