Ministri 4 orë në Athinë, dyshime mbi lidhjen e Tsipras-Maduro

Një ndalesë e avionit qeveritar venezuelian në Athinë, brenda së cilit ndodhej ministri i Jashtëm, Jorge Arreaza, po shkakton debate të forta. Televzioni ”SKAI” raporton se avioni ku ndodhej Arreaza është ulur në aeroportin e Athinës më 2 mars dhe qëndroi aty për katër orë.

Jorge Arreaza është takuar në dhomën ”VIP” të aeroportit me një person ende të paidentifikuar dhe kjo media nuk di të thotë nëse ai ishte zyrtar i ambasadës së Venezuelës apo zyrtar i qeverisë greke. Edhe pse kishte kërkuar leje për t’u ulur në Portugali dhe Zvicër, kjo nuk u miratua nga këto dy shtete, ndaj ndalesa e avionit u zhvendos në Athinë, për t’u mbushur me karburant.

Opozita greke ngre pyetjen se përse autoritetet lejuan që Jorge Arreaza të zbriste në territorin e tyre, si dhe po akuzojnë kryeministrin Aleksis Tsipras për lidhje me Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?