FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri britanik i Mbrojtjes: Putin kërcënon me Luftën e Tretë Botërore por ne jemi gati

Ministri i Mbrojtjes në Britani, Gavin Williamson u shpreh se kërcënimet nga Vladimir Putin për një Luftë të Tretë Botërore janë reale, dhe se Rusia paraqet një kërcënim real për sigurinë globale.

“Vladimir Putin mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore nëse vazhdon të përpiqet të shkatërrojë, minojë dhe ndikojë vendet anembanë botës. Putin është duke investuar në raketa me rreze të gjatë, duke u mburrur për sistemet bërthamore dhe duke u angazhuar në operacione kibernetike” – deklaroi Gavin Williamson, raporton ‘The Telegraph’.

Ministri britanik i Mbrojtjes theksoi se kjo është tha se është hera e parë që pas luftë së Dytë Botërore që në Britani përdoret agjent nervor nga një shtet i huaj duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk duhet të harrojmë se ky ishte përdorimi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. (duke iu referuar helmimit të Skripal dhe vajzës së tij)”. Kjo ishte një përdorim ilegal dhe përbuzës i forcës kundër vendit tonë nga ana e shtetit rus, duke rrezikuar jetën e të pafajshmëve. Përgjigjja e Kremlinit ka qenë me gënjeshtra dhe tallje”- u shpreh Williamson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri u shpreh se Mbretëria e Bashkuar duhet të pranojë tani se “kemi hyrë në një epokë të re të luftës”.

“Ne duhet të përballemi me rreziqet në rritje dhe të reagojmë ndaj paqëndrueshmërisë globale në rritje”- u shpreh Williamson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?