Ministri britanik: Veprimet “e papranueshme” të Rusisë kanë kosto

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Gavin Williamson, tha se vendi i tij duhet t’i forcojë kapacitetet ushtarake pasi të dalë nga Bashkimi Evropian dhe paralajmëroi se Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se veprimet që konsiderohen të papranueshme nga Perëndimi “kanë kosto”.

Duke folur të hënën në Institutin Mbretëror të Londrës, Williamson theksoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta ushtarake midis Uashingtonit dhe Londrës.
Ai po ashtu i dha mbështetje thirrjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për vendet e NATO-së, që t’i rrisin shpenzimet ushtarake përballë, siç tha, provokimeve ruse.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Veprimet e tilla nga Rusia duhet të kenë një kosto”, tha Williamson.
Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të marsit, edhe pse lufta e brendshme politike ka shkaktuar paqartësi se çfarë mund të ndodhë pas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?