Ministri Cameron takohet me Donald Trump në rezidencën e tij
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e këtij të fundit në Mar-a-Lago të Floridas.
Sipas mediave të huaja, ata kanë zhvilluar bisedime në mes të një përpjekjeje për të mbështetur ndihmën për Ukrainën dhe për të avancuar një paketë të re ndihme që po bllokohet në Kongres.
“Përpara vizitës së tij në Uashington, sekretari i jashtëm do të takohet me ish-presidentin Trump sot në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”, tha në një deklaratë të hënën, një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të Britanisë së Madhe.
Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë mes një ministri britanik dhe ish-Presidentit Trump që prej vitit 2021 kur u largua nga detyra.
Ministri Cameron zhvillon një vizitë të nivelit të lartë në SHBA në përpjekje për të bindur anëtarët e Kongresit amerikan që të votojnë paketën ekonomike prej 60 milionë Dollarësh për Ukrainën, si dhe për diskutuar gjithashtu edhe për situatën në Gaza.
Ministri i Jashtëm britanik do të udhëtojë për në Uashington pas takimit me Donald Trump, i cili në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit garon për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.