Ministri: Dorëzojuani maskat tuaja punonjësve të shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran i bëri një apel publikut që të dorëzojnë maskat mbrojtëse dhe t’ua japin punonjësve të shëndetësisë në spitalet e vendit të cilët po përballen me gjithnjë e më shumë raste personash të infektuar.
Veran thotë se nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës për të bërë blerje duke theksuar se mënyra kryesore e transmetimit të virusit është përmes duarve. “Dorëzojuani punonjësve të shëndetësisë”.
Vende nga e gjithë bota po hasin vështirësi në trajtimin e krizës më të madhe shëndetësore publike që nga pandemia e gripit spanjoll në 1918, ndërsa ka mungesa të pajisjeve mbrojtëse dhe furnizimeve mjekësore.
Shumë mjekë në Francë kanë kritikuar mungesën e tyre teksa vendi lufton coronavirus dhe ka hyrë në një karantinë të paprecedentë të martën.