Ministri gjerman i Shëndetësisë: Pavarësisht sukseseve, Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi sot se shkalla e infeksionit të koronavirusit tashmë është lineare, pas disa javë rënieje, por duke theksuar se Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë.

“Shqetësim kemi pasur jo vetëm variantet e koronavirusit, por edhe numrin e infeksioneve të reja”, tha Spahn.

“Megjithëse publiku gjerman dëshiron që t’i japë fund bllokimit, është e rëndësishme të vazhdohet me kujdes në mënyrë që të mos rrezikohet ajo që është arritur”, shtoi ai. “Covid-19 nuk do të dorëzohet vetë”, tha Spahn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve tani qëndron në 56,8 në të gjithë vendin, njoftoi sot Instituti Robert Koch (RKI).
Qeveria federale dhe 16 landet e Gjermanisë po synojnë një nivel nën 50.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hapat drejt lehtësimit të bllokimit do të jenë të mundshme kur të qëndrojë nën 35.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?