Ministri gjerman: Tërheqja amerikane rrezikon luftën ndaj ISIS-it në Siri

“Tërheqja e njëanshme e trupave amerikane në Siri rrezikon të dëmtojë luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) dhe rrezikon fitoret e shënuara deri më tani ndaj organizatës xhihadiste”, deklaroi sot shefi i diplomacisë gjermane, raporton ata.

”Nuk jemi të vetmit që u gjetëm të papërgatitur nga një ndryshim i papritur i politikës së palës amerikane”, pohoi në një komunikatë të shkurtër ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, vendi i së cilit merr pjesë në përpjekjet e një koalicioni ndërkombëtar të angazhuar kundër xhihadistëve në Siri.

”ISIS-i është mposhtur, por kërcënimi nuk është zbehur ende’’, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?