Ministri i Jashtëm i Greqisë përqafon homologun turk, Cavugoslu: Greqia fqinj i vërtetë!

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar më 12 shkurt Turqinë, për t’i ofruar mbështetje pas tërmetit që goditi të hënën Turqinë e Sirinë. Sipas mediave të huaja, kjo vizitë u realizua pavarësisht tensioneve mes dy vendeve fqinje, lidhur me zonat detare.

Dendias u takua me homologun e tij turk Cavugoslu, dhe më pas të dy hipën në një helikopterë për të vizituar zonat e prekura nga tërmetet.

“Në këto kohë të vështira, një fqinj që jep dorën e ndihmës është një fqinj i vërtetë”, shkroi ministri turk në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy ministrat shkëmbyen edhe përqafime të përzemërta me njëri-tjetrin dhe zhvilluan edhe një fluturim me helikopter mbi Antiokinë e goditur nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Jashtëm turk pas përfundimit të vizitës së homologut të tij grek, shkroi në llogarinë e tij personale në Twitter: “Falënderova Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, për mbështetjen dhe solidaritetin e shtetit grek dhe popullit grek pas tërmetit shkatërrues. Greqia ishte një nga vendet e para që ofroi ndihmë për Turqinë. Në këto kohë të vështira, një fqinj që jep dorën e ndihmës është një fqinj i vërtetë”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?