FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Jashtëm iranian reagon për deklaratat e Netanyahut: Cirk karikaturist

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se deklaratat e ashpra të tij për Iranin nuk meritojnë “përgjigje”.

Zarif ka mbajtur një fjalim në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih, aty ku disa orë më herët kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit të sotëm dhe Gjermanisë naziste.

Netanyahu po ashtu ka paralajmëruar Iranin, që të mos “testojë vendosshmërinë e Izraelit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke mos përmendur emrin e Netanyahut, Zarif ka thënë se ka qenë dëshmitar i një “cirku karikaturist”, i cili nuk meriton ndonjë përgjigje, shkruan “rel”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalimit të tij, Netanyahu ka treguar një copëz, të siç ka thënë një droni iranian të rrëzuar nga Izraeli, pasi i njëjëti ishte në territorin izraelit.

Tensionet në mes të Iranit dhe Izraelit janë tensionuar më herët gjatë këtij muaji, kur një aeroplan izraelit është rrëzuar, pas përfundimit të një misioni kundër caqeve siriane dhe iraniane në Siri.

Zarif ka kritkuar ashpër përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, duke përfshirë operacionet ushtarake në Afganistan dhe Irak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?