Ministri i Jashtëm rus takon homologun iranian për të diskutuar mbi paktin bërthamor

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif janë takuar më 14 maj në Moskë për të diskutuar mënyra si mund të ruhet marrëveshja bërthamore me Iranin.

Vizita e Zarif në Moskë është hapi i dytë pas takimit në Pekin, në kuadër të një turneu në kryeqytetet kryesore derisa Irani është përballur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015.

Marrëveshja parasheh që Teherani të frenojë aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet nënshkruese të marrëveshjes janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të takimit me Zarifin, Lavrov është cituar të ketë thënë sipas agjencive ruse të lajmeve se vendet që janë pjesë e paktit kanë “interes legjitim” për të ruajtur marrëveshjen, “prandaj na duhet t’i mbrojmë interesat legjitime të njëra-tjetrës”.

Zarif ka rritur në Moskë nga Kina, ku është takuar me liderë kinezë më 13 maj.

Pas takimeve në Pekin, Zarif ka shfaqur shpresën për “dizajnim më të qartë” të paktit në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?