Ministri i Jashtëm saudit: Largimi i Assadit, çështje kohe

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, vendi i të cilit ishte një përkrahës i madh i kryengritjes së armatosur në Siri, ka thënë se largimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad është vetëm një çështje kohe.

“Nëse Assadi nuk i përgjigjet zgjidhjes politike, ai do të largohet nëpërmjet një zgjidhjeje ushtarake”, tha al-Jubeir.

“Ai do të largohet heret apo vonë, sepse ai është i pafuqishëm… Por ne shpresojmë se zgjidhja do të jetë politike, në mënyrë që të parandalojmë gjakderdhjen”, shtoi ai.

Udhëheqësi sirian, Assad u zotua në një intervistë për median ruse se nuk do ta linte pushtetin nën presion duke thënë se është në dorë të popullit sirian për të vendosur mbi udhëheqjen e tij.

Konflikti i Sirisë, që filloi në vitin 2011, ka marrë më shumë se 250 000 jetë dhe ka detyruar të largohen nga vendi miliona persona, sipas OKB-së.

SHKARKO APP