Ministri i Shëndetësisë: Vaksina për Covid-19 do jetë falas për italianët

Italia do të nisë programin e vaksinimit në masë për Covid-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Prioritet do të ketë personeli shëndetësor dhe të moshuarit.

Konfirmimi erdhi nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke theksuar se vaksina do të jetë falas.

“Të nderuar kolegë, për stuhinë që po kalojmë, më në fund kemi një destinacion përpara nesh, ne kemi një rrugë të pastër dhe një strehë të sigurt. Tani është e mundur, pasi me shumë gjasë, duke nisur nga janari do të kemi vaksinat e para dhe më pas do të jemi në gjendje që të vaksinojmë një numër gjithnjë e më të madh italianësh.

Kjo është pika e kthesës, të cilën e kemi pritur dhe drejt së cilës kemi punuar për shumë muaj. Blerja e vaksinës do të centralizohet dhe shpërndahet falas për të gjithë italianët. E centralizuar dhe shpërndarë falas për të gjithë”, u shpreh Speranza.

SHKARKO APP