Ministri italian Di Maio: S’ka elemente për gjenocid në Ukrainë
Bota E Premte, 15 Prill 2022 17:59
Ukraina votoi në Kuvend njohjen e gjenocidit që po bën Rusia, por ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, thotë se deri më tani nuk ka asnjë element për të thënë se ka pasur gjenocid në Ukrainë. Po ashtu Di Maio ka folur në Rai 1, ku theksoi se “krimet e luftës në Bucha janë të dukshme”.