Ministri sulmon kryeministren homoseksuale
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç është përplasur me një nga ministrat e kabinetit të saj, e shkak janë bërë deklaratat homofobike. Ministri pa portofol, Nenad Popoviç, një anëtar i qeverisë serbe, kritikoi importimin e librave për fëmijë nga Krocia se nuk kishte dakord me përmbajtjen e tyre.
Kryeministrja serbe e ka pranuar publikisht homoseksualitetin e saj, deklaroi se ministri kishte fyer një pjesë të qytetarëve për të cilët punon, me deklaratën e tij për çështjet LGBT.
“Detyra e tij është të sigurohemi që Roko, Stefani, Millosi dhe çdo fëmijë tjetër të qëndrojnë në Serbi, në vend që të merren kush janë prindërit e tyre. Kjo deklaratë nuk është plotësisht në frymën e tolerancës që kjo qeveri e Serbisë dëshiron të promovojë”,-tha të premten gjatë vizitës së bërë në Asamblenë e Qytetit të Beogradit, kryeministrja.
Popoviç shkroi në Twitter se nuk duhet të lejonin që të futeshin në vend libra me përmbajtje homoseksuale. “Në një kohë kur ne si një shtet luftojmë në çdo mënyrë për të mbështetur fëmijët, ata po importojnë libra me piktura me homoseksualë nga Kroacia! Kjo duhet të ndalet ASAP! Ne duhet të qëndrojmë në rrugën e atyre që duan të na bindin se është në rregull për Roko të ketë dy mama, përderisa ANA ka dy baballarë”,-shkroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

