Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Kemi vrarë 5,300 ushtarë rusë! Shkatërruam 191 tanke dhe 29 avionë
Ministria e Mbrojtjes në Kiev pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë.
Zyrtarët ukrainas deklarojnë se janë vrarë rreth 5,300 trupa ruse dhe pretendojnë se kanë shkatërruar 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 automjete të blinduara.
BBC raporton se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, megjithëse Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se Rusia ka marrë pasoja të rënda në fazat fillestare të konfliktit.
Kremlini pranoi për herë të parë në ditën e katërt të sulmit se nga lufta ka pasur humbje, por pa dhënë shifra të sakta.
Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se kishin konfirmuar vdekjen e të paktën 94 civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.
Ai tha se pushtimi kishte shkaktuar “pasoja të rënda humanitare” dhe se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë.