Ministria greke e Rendit: Skandaloze gjendja në qendrat e paraburgimit të emigrantve

Zëvëndës Ministri i Rendit Janis Panusis, ka vizituar sot Qendrën e Paraburgimit të Emigrantëve të huaj në Amigdhaleza, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e të premtes, ku një emigrant 28 vjeçar me origjin pakistaneze u vetvarë në dhomën e paraburgimit. Gjatë vizitës së tij z. Panusis është skandalizuar me gjendjen e ambienteve dhe trajtimin e mjerë të të huajve.

“Ndjeva turp për atë që pashë në qendrën e paraburgimit të emigrantëve në Amigdhaleza” u shpreh Zv/Ministri, pas si vizitoi qendrën.

Pas vizitës z. Panousis ka njoftuar heqjen e menjëhershme të gjitha qendrave dhe zevendësimin e tyre me qendra të hapura të mikpritjes për emigrantët e huaj. Ky problem siç tha ai, do të zgjidhet në ditët e ardhëshme, pas një bashkëpunimi nga përfaqësitë e dy ministrive, asaj të Politikave të Emigracionit dhe Ministriës së Rendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendësministri tha për gazetrët se: "Erdha këtu për të shprehur ngushllimet dhe keqardhjen time, të ministrit dhe të qeverisë. Por tani shpreh turpin tim, jo si ministër, por si njeri, si përfaqësues i një kulture të qytetrimit.” Ai u shpreh se nuk e besonte atë që pa në lidhje me kushtet në qendrat e paraburgimit, dhe deklaroi se kjo gjendje nuk ka të bëjë me mënyrën e sjelljes dhe qëndrimin e policisë, i cili është i saktë, por me konceptin e krijimit të ktyre qendrave. "Nuk është një imazh i një vendi evropian dhe një vendi që respekton qeniet njerëzore," shtoi ai duke deklaruar se kjo gjendje duhet të ndryshoj në mënyrë kategorike. "Qendrat e paraburgimit për emirantët të marrin fund." Ai tha se me ndryshimin e ktyre qendrave në qendra të hapura mikpritje dhe ndryshimet në të gjithë sistemin që do të bëhen në bashkëpunim me Ministren e Politikave të Emigracionit zonjën Tasia Kristodhulopulu do të sigurojë kushte humane për të huajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?