Ministrja daneze: Emigrantët na gënjejnë!

Ministrja e emigracionit të Danimarkës, e njohur për qëndrimin e saj të ashpër mbi migracionin, ka shkaktuar zemërimin nga njerëzit në mediat sociale pasi tha se për të kaluar testet gjuhësore, azilkërkuesit mashtrojnë dhe keqpërdorin besimin e autoriteteve.

Ministrja Inger Stojberg i partisë qeverisëse të qendrës së djathtë Venstre, përmendi një grup në Facebook që jep përgjigje për testet e gjuhës dhe kulturës daneze, të cilat të gjithë migrantët duhet të marrin në vendin nordik. “Një grup i rëndësishëm” i refugjatëve që kanë ardhur në Danimarkë “mashtrojnë, gënjejnë dhe abuzojnë me besimin tonë”, shkruante ajo në një editorial në BT, një gazetë tabloide daneze.

Një problem tjetër që theksoi Stojberg është mosha e të ashtuquajturve të mitur midis migrantëve, shumë prej të cilëve besohet të jenë burra të rritur që paraqiten  si adoleshentë. “Ne gjithashtu shohim të rinjtë nën moshën 18 vjeç që mashtrojnë për trajtimin më të mirë dhe më shumë përfitime”, tha ajo duke theksuar se një i mitur i pashoqëruar kushton mbi 500,000 korona ($ 80,000) në vit për shtetin. “Në të vërtetë, dy të tretat e atyre që më vonë testuam, ishin më të mëdhenj nga ajo që kishin thënë fillimisht”, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?