Minoriteti maqedonas kërkon më shumë të drejta nga Edi Rama

Përfaqësuesit e minoritetit maqedonas në Shqipëri kërkojnë më shumë të drejta nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Kërkesa e tyre është njohja e minoritetit dhe gjuhës maqedonase edhe në zonat e Gorës dhe të Gollobordës 

Përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Vasil Sterjovski gjatë një tryeze në MPJ shqiptare ka theksuar se, duhet të miratohet  ligj për minoritetet me të cilin do të rregullohet njohja  e minoritetit maqedonas dhe të minoriteteve të tjera në të gjithë territorin e Shqipërisë, lejimin e mësimit të gjuhës së minoriteteve, fond të veçantë për mbështetjen e kulturës së minoriteteve dhe riorganizimin dhe funksionim e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve. 

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë. 

Është i çuditshëm fakti se, shqiptarët në Maqedoni me mbi 25 për qind nuk po mundohet ti realizojnë të drejtat e  tyre elementare, maqedonasit me 0.2 për qind  kërkojnë njohje dhe respekt nga qeveria shqiptare.

SHKARKO APP