Miratimi i kredive në Eurozonë – BQE: Lehtësohet për të gjitha kategoritë në tremujorin e tretë

Bankat në zonën euro kanë lehtësuar standardet e kreditit në tremujorin e tretë dhe pritet të mos i ndryshojnë në pjesën e mbetur të vitit, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, rezultati i të cilit ul shqetësimet e politikëbërësve.

Përballë ngadalësimit ekonomik dhe rrezikut të recesionit, institucioni ka miratuar stimuj monetarë, në përpjekje për të nxitur huadhënien drejt ekonomisë reale. Standardet e kreditit, apo kushtet e bankave për miratimin e kredive janë lehtësuar në tremujorin e tretë, si për kreditë e bizneseve ashtu edhe për ato hipotekore, tregon sondazhi.

“Për tremujorin e katërt, standardet e kreditit pritet të qëndrojnë të pandryshuara në të gjithë kategoritë e kredive”, deklaron BQE. Ekzekutivët e bankave janë ankuar prej kohësh ndaj normave negative të interesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sondazhi i Bankës Qendrore Europiane ndaj 144 bankave të eurozonës, tregoi se norma negative e interesit për depozitat ka kontribuar në rritjen e volumit të huasë tek të gjithë kategoritë.   Në lidhje me kërkesën, bankat presin një rritje për kredit hipotekore dhe konsumatore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?