Miroslav Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Europa
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se agresioni rus ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Gjithmonë e kemi ditur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Europa. Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar, si për Ukrainën ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Çfarë na duhet tani, është që këtë momentum ta kthejmë në rezultat të prekshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.
We always knew that the future of the Western Balkans is in Europe. The Russian aggression in Ukraine has created a new urgency to act on it – both for Ukraine and the Western Balkans. What we need to do now is to turn this momentum into tangible results. – at #delphiforum pic.twitter.com/ac0XlNIsB8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 8, 2022