Mister në Afrikë, qindra elefantë të ngordhur
Në Botsvana, shtet në Afrikën jugore, dy janë burimet ekonomike, që e kanë shndërruar atë në një nga më të pasurit të kontinentit. Diamantet dhe turizmi ekologjik. Elefantët janë mbretërit e faunës atje, por për shkaqe ende të pazbuluara, ata po vdesin muajt e fundit me ritme marramendëse.
Ekzemplarë meshkuj, femra, në moshë ose të rinj. Sipas dëshmive, elefantët pa dallim bien në tokë pothuajse papritur, shpesh herë duke u rrotulluar si të kishin hasur probleme neurologjike.
Autoritetet e parqeve natyrore, nga më të ruajturat në atë kontinent, po japin prej javësh alarmin. Rreth 350 ekzemplarë kanë ngordhur nga fillimi i majit, dhe në qershor bilanci tragjik është rritur me 70%. Në kohë pandemie, disa kanë hedhur hipotezën që shkaku të jetë Covid-19, por duket një opsion i pabazuar në fakte.